Ku është zhdukur: Pse Gruevski katër ditë nuk është në publik?

Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski tanimë katër ditë nuk paraqitet në opinion pasi herën e fundit ishte parë të premten (19 shkurt 2016) në takim me biznesmenët në Lidhjen e odave ekonomike.

Ai në takim ishte me zv- kryeministrin Zoran Stavrevskin dhe Vlladimir Peshevskin, ministrin e transportit dhe lidhjeve, Vlado Misajlovski dhe zv- ministrin e bujqësisë, Vanço Kostadinovski.

Pas fjalimit zyrtar, Gruevski vazhdoi bisedën me biznesmenët me dyer të mbyllur, kur edhe është bërë fotografia e fundit e tij në publik.

Deri më sot nga Gruevski nuk ka asnjë gjurmë e as zë, madje edhe në promovimin e projekteve qeveritare. Për shembull, Gruevski anuloi dhënien e banesave sociale në Resnjë të hënën (22 shkurt) ndërsa mbrëmë në Sitel mori pjesë anëtari i komitetit ekzekutiv dhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.

Përgjigje se ku gjendet kreu i partisë kërkuam edhe nga zëdhënësi partiak Ivo Kotevski, por e gjithë kjo përfundoi pa sukses.

Ndryshe, më 24 janar të vitit, në konferencën vjetore të Unionit të grave të VMRO DPMNE-së në sallën “Jane Sandanski” në Shkup Gruevski u “kërcënua” se “deshëm apo jo do ta shohim më shumë në mesin e popullit”.

“Dëshironi apo jo, do të më shihni në mesin e popullit, bujqit, studentët, pensionistët” tha atëherë Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button