PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin e përvitshëm mbi perspektivën e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Eurodeputetët kanë miratuar rezolutën e prioriteteve të samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së.

Tashmë hapi i fundit për marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria mbetet vendimi i Këshillit të BE-së që do të mblidhet javën e ardhshme.

“Po dërgojmë një mesazh unanim ndaj Këshillit: Shqipëria meriton t’i jepet statusi kandidat. Avancoi axhendën e reformave dhe ka arritur një nivel të ri të pjekurisë politike përmes kalimit të duhur të pushtetit në paqe pas zgjedhjeve të qershorit”, u shpreh pas votimit, Nikola Vuljaniç. 

Rezoluta e Parlamentit Europian vlerëson se, partitë politike dhe shoqëria shqiptare duhet të përmirësojnë frymën e dialogut dhe kompromisit.

Gjithashtu theksohet se, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria mbizotërojnë në Shqipëri dhe nënvizohet nevoja për refomat e sundimit të ligjit, luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit të të gjitha niveleve, trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button