VMRO-DPMNE ende mbështetet në Mijallkovin, të tjerët me ndërkombëtarët (VIDEO)

Që nga publikimi i vlerësimit të ndërkombëtarëve se nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill, VMRO-DPMNE ka ndërprerë çdo lidhje me faktorin ndërkombëtarë. Së pari kjo parti qëndrimin e saj e shprehi drejtuar lehtësuesit belg Piter Vanhojte, ndërkaq sot duke mos u takuar me tre eurodeputetët nga partia e VMRO-DPMNE-së vërtetojnë se kanë ngrirë raportet me faktorin ndërkombëtarë, raporton Portalb.

Megjithatë, veprat e tilla nuk do të thonë se VMRO- DPMNE nuk është e interesuar për situatën politike. Kjo parti shihet shumë aktive në terren. Këtë e vërteton edhe videoja e mëposhtme ku shihet ministri aktual Nikolla Todorov dhe ish numri një i DSK-së Sasho Mijallkov. Kujtojmë, ky i fundit dha dorëheqje nga DSK pas rastit të Kumanovës. Por dukshëm ndikimi i tij në VMRO-DPMNE është ende i pranishëm.

Faktori ndërkombëtarë së bashku me partitë e mëdha politike në vend, duke mos përfshirë këtu VMRO-DPMNE-në, po mundohen të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza. Tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Houit sot gjatë ditës janë takuar me Zoran Zaev, pastaj me Ali Ahmetin, Menduh Thacin dhe në ora 17 e 30 është caktuar takim me kryeministrin Emil Dimitriev.

Në ndërkohë Rafiz Aliti nga BDI ka ngre iniciativë për tërheqjen e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit, që do të hyjë në fuqi sonte në mesnatë. Derisa kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar se mosarritja e një zgjidhje do ta thellojë krizën edhe më shumë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button