Kesha falenderon fansat për përkrahje

Përmes rrjetit social Twitter, Kesha i ka falenderuar fansat e saj pas betejës në gjykatë me Sony Music dhe producentin Dr Luke.

Pas akuzave ndaj këtij të fundit për ngacmim dhe sjellje të pahijshme seksuale, si dhe përpjekje për të dalë nga kontrata e saj, kërkesa e këngëtares për masë të përkohshme kundër tyre është refuzuar nga gjykata në New York.

Ajo postoi një fotografi në Twitter me fjalët “Shpresa është gjëja e vetme më e fortë se frika”, dhe këtë imazh e shoqëroi edhe me falenderimin “Faleminderit për gjithë përkrahjen tuaj në rastin tim gjyqësor. Ju dua të gjithëve. Kjo do të thotë shumë për mua”.

Producenti i ka mohuar fuqishëm pretendimet kundër tij dhe beteja gjyqësore vazhdon, transmeton Klan Kosova.

kesha twitter

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button