Proporcion i ndotur me anshmëri

[Recension: Qytetarët e dijnë se kush gënjen, e kush punon edhe për pastrimin e ajrit dhe për projekte për jetë më të mirë]

Një nga parimet themelore të gazetarisë është që lajmet të jenë të plota dhe proporcionale. Insistimi që lajmet të jenë proporcionale sa i përket rëndësisë së tyre qëndron në bazën e kërkimit të së vërtetës. Gazetaria është sikur hartografia: ajo krijon harta të cilat u ndihmojnë qytetarëve që të gjinden me sukses në sistemet shoqërore. “Fryrja” e ngjarjeve për shkak të senzacionalizmit, nënçmimi i burimeve të tjera, stereotipizimi dhe qëndrimi joadekuat negativ, nuk krijojnë harta të vërteta.

Kemi raport nga mbledhja e Qytetit të Shkupit, ku është diskutuar për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Kjo është njëra nga temat më të dhimbshme dhe më kërcënuese për shëndetin e qytetarëve.

Mirëpo, në vend të raportit që do të jetë i plotë dhe proporcional, ne lexojmë një tekst krejtësisht të pabalancuar, 90 për qind e tekstit i është ndarë këshilltares së VMRO-DPMNE-së, ndërsa vetëm një paragraf i vogël për këshilltarin e LSDM-së dhe më pas pason përgjigja e këshilltares. Kjo nuk është proporcionale. Këtu proporcionaliteti është “ndotur” me anshmëri. Politike.

02222016-Kurir-ZagaduvanjeLinku deri te artikulli origjinal: Qytetarët e dijnë se kush gënjen, e kush punon edhe për pastrimin e ajrit dhe për projekte për jetë më të mirë

Data dhe koha e publikimit: 18.02.2016 / 16:48

Data e recensionit: 22.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

APOLOGJETIKË

Është interesante se në gjithë këtë përpjekje për ta mbrojtur kryetarin e qytetit të Shkupit, ka vetëm një fjali që flet për masat e tij për pengimin e ndotjes së ajrit në Shkup. E gjithë përmbajtja tjetër nga fjali i kësaj këshilltareje është apologjetikë e masave të qeverisë, të cilat, në fund të fundit, megjithatë nuk janë duke i dhënë rezultatet e duhura. Pa marrë parasysh ndryshimet e motit, kohë pas kohe, shkupjanët jetojnë në njërin nga pesë qytetet më të ndotura të Evropës.

Ajo që pastaj mbetet si obligim i kryetarit të komunës, del nga Ligji për kualitetin e ajrit ambiental – neni 26, i cili përcakton se kush është përgjegjës të miratojë program për zvogëlimin e ndotjes dhe përmirësimin e kualitetit të ajrit ambiental:

“Planin për kualitet të ajrit nga paragrafi i këtij neni e përgatit kryetari i komunës dhe kryetari i qytetit të Shkupit në bashkëpunim me drejtorinë shtetërore që është kompetente për çështjet nga fusha e mjedisit jetësor për periudhë prej pesë vitesh.”

Kjo është dashur të dihet para se të raportohet nga mbledhja e këshillit. Ndoshta, në atë rast, teksti do të ishte më i balancuar dhe më neutral, për shkak se distanca nga elitat politike (neni 14 i Kodit të gazetarëve) është kusht thelbësor i gazetarisë, bazë e besueshmërisë gazetareske. Pavarësia e frymës dhe e mendimit, së bashku me pozitën gazetareske, janë parimet kryesore të gazetarisë profesionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button