Ja çfarë bëjnë shqiptarët për të qëndruar në Gjermani

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

Edhe ata që kanë aplikuar për azil, në fakt janë njerëz që nuk kanë mbërritur në janar ose shkurt aty, por kanë aplikuar tani.

Megjithatë, siç e konfirmoi edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hofman, asnjë prej atyre që ka kërkuar azil, nuk do qëndrojë në Gjermani.

Por kjo nuk e ndal vrullin e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi.

Një lajm për mundësinë e punësimit dhe jetesës në Alaskë ka thyer rrjetin, duke u bërë një tregues i dëshpërimit të shqiptarëve për një jetë të mirë.

Ndërkohë dje u shënua një rast i rëndë në Rostok të Gjermanisë.

Një shqiptar 21-vjeçar u rrëzua nga kati i gjashtë, teksa po i shmangej deportimit.

Shqiptari mori plagë të rënda, por për fat pa rrezik për jetën.

Oficerët mbërritën në banesën e tij për të kryer deportimin, por ai kishte mbyllur derën.

Atëherë morën një ekspert bravash, por kur hapën derën, panë se shqiptari kishte vendosur një tel për të kapërcyer në një godinë tjetër. Por teli u këput dhe shqiptari ra nga kati i gjashtë. Për fat ai shpëtoi jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button