Maqedonia hap kufirin vetëm për refugjatët nga Siria dhe Iraku

Situata me refugjatët në kufirin jugor të Maqedonisë është e qetë, ndërsa në qendrën për pritje në Gjevgjeli ndodhet vetëm një numër i vogël i refugjatëve. Pasditen e sotme në vendkalimin kufitar greko-maqedonas kanë filluar të kalojnë refugjatët nga Siria dhe Iraku, por jo edhe ata që vijnë nga Afganistani, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatorja e UNHCR-së në Gjevgjeli, Barbara Colzi tha se nuk kanë njohuri përse refugjatëve afgan nuk iu lejohet të përdorin rrugën ballkanike tranzitore. Ajo shtoi se për momentin në kufirin verior të Maqedonisë, në Tabanoc ndodhen rreth 600 refugjatë afgan për të cilët situata mbetet e paqartë dhe nuk dihet nëse do të kthehen apo jo në Greqi.

“Tani më ka disa kritere të reja për pranimin e refugjatëve, për të cilat është diskutuar dhe dakorduar mes vendeve të ndryshme mbi regjistrimin dhe dokumentacionin që nevojitet. Mirëpo, ky regjistrim vlen vetëm për sirianët dhe irakianët të cilëve u lejohet të kalojnë kufirin. Tani më ka disa procedura të reja për kontrollimin e dokumentacionit në linjën kufitare. Këto dokumente i posedojnë vetëm sirianët dhe irakianët dhe vetëm ata pranohen të kalojnë kufirin”, deklaroi Colzi.

Në lidhje me vendimin e selektimit të refugjatëve nga Afganistani ende nuk ka informacione pse nuk u lejohet të përdorin korridorin tranzitor ballkanik, megjithatë autoritetet maqedonase thonë se do të veprojnë sipas vendimeve të vendeve tjera që janë preken nga kriza e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button