Dëshpërimi i emigrantëve në kufirin greko-maqedonas: Na lini të kalojmë (FOTO)

Qindra emigrantë të dëshpëruar kanë rrezikuar jetën, pasi kanë tentuar që të kalojnë gardhin me tela, të vendosur në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Athina është zotuar se do të marrë masa kundër Maqedonisë, pas vendimit të Shkupit për të mos lejuar kalimin e refugjatëve, çka ka krijuar kaos në Greqi. 8 mijë refugjatë thuhet se janë bllokuar në shtetin grek, duke krijuar tensione në kufi.

Nga ana tjetër, qeveria maqedonase ka fajësuar Serbinë se ka bërë të njëjtën gjë në kufirin e saj me Maqedoninë. Mirëpo, Serbia tha se vendimi ishte marrë nga Austria dhe Sllovenia.

Greqia bëri me dije se do të ndërmarrë veprime diplomatike për të bindur Maqedoninë që të pranojë emigrantët, pasi një numër i madh i tyre janë bllokuar në kufirin e saj. “Ne kemi filluar lëvizjet diplomatike, besojmë se problemi do të zgjidhet”, tha ministri për emigrimin, Yiannis Mouzalas

1

 

2

 

3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button