Ministri Jashari në takim me avokatët e popullit të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari sot zhvilloi takim me avokatin e popullit të Republikës së Shqipërisë Igli Totozani dhe avokatin e popullit të Republikës së Maqedonisë Ixhet Memeti. Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve në drejtim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në kuadër të Konventës kundër Torturës dhe Dënimeve të tjera Çnjerëzore dhe Degraduese .

Siç shkruhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, ministri e ka informuar avokatin e popullit të Shqipërisë për përpjekjet e marra lidhur me draftin e propozim ndryshimit të ligjit për avokatin e popullit, i cili do të harmonizohej me Principet e Parisit dhe do ti mundësonte Avokatit te popullit te RM statusin A.

“Ministri Jashari gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh parimet themelore mbi të cilat bazohet një shoqëri demokratike moderne, një ndër përgjegjësitë tona është ndërtimi i sistemit në të cilin janë të siguruara të gjitha parakushtet të cilat mundësojnë shkallë të lartë të përgjegjësisë nga ana e institucioneve shtetërore, në drejtim të realizimit të obligimeve të tyre për respektimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut”, shtojnë nga Ministria e Drejtësisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button