Debat për mediat: “Mbrojtësit e opinionit ose pengjet e interesave politike”

Instituti për Studime të Komunikimit organizoi debatin në kuadër të projektit “Shprehja e interesit publik: rritja e fuqisë së mediave dhe qytetarëve në drejtim të mbrojtjes të politikave publike” e cila synon ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe përfshirjen e profesionistëve në procesin e mbrojtjes së interesit publik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në debatin e organizuar u promovua dokumenti për politikë publike, “Mediat në Maqedoni: mbrojtësit e opinionit ose pengjet e interesave politike” i cili për organizatorin pasqyron rolin e mediave në mbrojtjen dhe avancimin e interesit publik.

Snezhana Tërpevska, në cilësinë e hulumtueses së Institutit për Studime të Komunikimit, tha se publikimi i dokumentit bëhet një ditë pas prononcimit të faktorit ndërkombëtar se në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve të 24 prillit.

“Ky dokument flet për mediat më me ndikim sepse paralelisht, Instituti bënë edhe monitorimin përmbajtësor të televizioneve me liçencë kombëtare. Konstatimi ynë është se mediat më me ndikim në vazhdimësi raportojnë në mënyrë të njëanshme, shkelin standardet e gazetarisë duke iu pamundësuar qytetarëve që në ketë periudhë parazgjedhore të marrin vendime në bazë të informimit të drejtë”, tha Tërpevska.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Charles Garrett nga ana e tij, inkurajoi të pranishmit të debatojnë rreth sfidës nëse vallë mediat i shërbejnë interesit publik, ose janë peng i interesave politike.

“Interesi publik dhe marrëdhëniet e medias me te, paraqesin një rëndësi fundamentale në demokraci. Që të lulëzojë demokracia, nevojitet një furnizim i vazhdueshëm i qytetarëve-votuesve me informata në bazë të të cilave do të ndërtojnë opinionin në bazë të të cilit do të votojnë” tha ai, për të shtuar se këto janë arsyet përse kemi nevojë për media të besueshme.

Sipas aktivistit Petrit Saraçini, nëse shohim sistemin medial do të shohim se ai është i zhvilluar, sepse siç tha, Maqedonia ka televizione, radio dhe gazeta të zhvilluara me një legjislacion të mirë dhe dixhitalizim të zbatuar si dhe internet.

“Mirëpo, nëse analizojmë do të shohim se i tërë ky sistem shkelet nga elitat politike dhe ekonomike të cilat i mbajnë peng mediat”, tha ai.

Organizatori tha se projekti përfshin në vete tre komponente, njëri nga të cilët në bashkëpunim me mediat në vend do të orientojnë kahet e gazetarisë për ti shërbyer interesit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button