”Kumbarët” e reformës në drejtësi takohen me Zaganjorin në Gjykatën e Lartë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin zhvilluan sot një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Takimi u mbajt në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe zgjati rreth 1 orë.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë është biseduar, por sigurisht që tema kryesore ka qenë reforma në drejtësi.

Duhen edhe pak ditë nga mbërritja në Tiranë e rekomandimeve përfundimtare të Komisionit të Venecias, ndërsa më pas gjithçka i takon politikës për të vendosur ose jo.

Ambasadori amerikan dhe i BE-së kanë qenë më aktivët mes palëve për miratimin e reformës në drejtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button