Ambasada gjermane me porosi për VMRO-DPMNE-në

Gjermania e ka ndarë mendimin me Komisionin Evropian në lidhje me gjendjen e përgatitjeve për zgjedhje parlamentare në Maqedoni, gjegjësisht se ende nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje sipas standardeve evropiane. Kështu kanë deklaruar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup, njofton Portalb.

Nga ambasada u bëjnë thirrje të gjitha partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos që të kontribuojnë dhe të tregojnë vullnet politik që të gjenden zgjidhje e përbashkët, e cila do ta dërgonte shtetin në drejtim të integrimeve evropiane.

Kjo e fundit, ashtu siç qëndron në kumtesë, para se gjithash vlen për partinë në pushtet VMRO-DPMNE.

“Përgjegjësia t’i sjellë përfundimet e duhura nga gjendja momentale e përgatitjeve të zgjedhjeve, shkruhet në Marrëveshjen e Përzhinos. Ju bëjmë thirrje të gjitha partive nënshkruese të marrëveshjes që të kontribuoni me konstruktivitet dhe me vullnet politik për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët, e cila do ta lëvizë shtetit në drejtim të integrimeve evropiane. Ajo vlen para se gjithash, për partinë në pushtet VMRO-DPMNE dhe ajo nuk guxon të largohet nga ajo se zgjedhjet do t’i ndihmojnë vendit vetëm nëse më parë krijohen kushte për zbatimin e tyre në mënyrë fer dhe demokratike, gjegjësisht në përputhshmëri me standardet evropiane”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Gjermanisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button