RDM me zgjidhje të mençur deri në zgjedhjet e parakohshme

Për zgjidhje të qetë të krizës politike RDM propozon sot para mesnate të votohen dy akte: Vendimi për prishjen e vendimit për shpërbërje të Kuvendit dhe Ndryshimi i Kodit zgjedhor në të cilin qëndron data 24 prill si datë e zgjedhjeve.

Zëdhënësja e RDM-së Maja Moraçanin në konferencën për shtyp të mbajtur sot, e nxori qëndrimin partiak të sjellur në seancën e mbrëmshme  të udhëheqësisë sipas së cilës pyetja për datën e ardhshme  të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  është e shkallës së dytë në raport të  kushteve për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. “Do të thotë, kërkojmë listë zgjedhore të pastërt  dhe sferë mediale të rregulluar,  që të mundet në fund të gjithë pjesëmarrësit  t’i pranojnë rezultatet  dhe ta dijnë se janë reflektim i vullnetit të qytetarëve, e cila duhet të respektohet”, tha Moraçanin.

Zëdhënësi Tomi Ristov tha se RDM-të apelojnë për sjellje përgjegjëse dhe serioze nga të gjitha partitë politike në këtë fazë kritike të krizës politike, pasiqë, vlerësojnë se, çdo veprim njëpalësh  mund ta tërheqë vendin në krizë ende më të thellë, me dimenzione të mundshme rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button