Rasti “Sopoti”, sërish shtyhet gjykimi

Vazhdon zvarritja e gjykimit për rastin Sopoti. Pas shtyrjeve të vazhdueshme edhe seanca e sotme u anulua për në muajin mars. Të akuzuarit e “Sopotit” Samet Luftiu dhe Zenel Klaiqi thonë se janë të lodhur dhe duan që sa më shpejtë të shpallet pafajësia e tyre. Ata gjithashtu presin që rasti të kalojë në duart e Prokurues Speciale, njofton Alsat M.

“ Vështirë shumë për ne është katastrofë, po bëhen shumë vjet veç nëpër gjyqe nëpër burgje nuk u besojmë edhe prokurores speciale shumë se shumë herë jemi gënjyer po ta shohim nëse e kanë në plan me punuar drejtë duhet që ta marrin rastin”, u shpreh Samet Luftiu, i akuzuar në rastin “Sopot” .

Përndryshe, në procesin gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button