Anulohet votimi për Rezlutën për Maqedoninë në PE

Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian, i ashtuquajtur grupi AFET e anuloi votimin për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë e cila sipas propozimit të raportuesit, Ivo Vajgël duhet ta përmbajë rekomandimin e shtatë me radhë deri te Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të shtetit të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zhvillimi më i ri i ngjarjeve politike në Maqedoni, për të cilën sot pikërisht Vajgël me kolegët e tij Eduard Kukan dhe Riçard Hovit është në Shkup për negociata me përfaqësuesit e partive politike, kontribuoi në vend se sot, grupi AFET të votojë për Rezolutën e Maqedonisë në Europarlament më datën 29 të këtij muaji, njofton MIA.

Sipas informacioneve të PE-së, eurodeputetët presin se si do të zhvillohen ngjarjet lidhur me zgjedhjet e pritura të parakohshme parlamentare në Maqedoni, gjegjësisht nëse të njëjtat do të jenë sipas marrëveshjes së Përzhinos më 24 prill apo më vonë, që të mundet edhe kjo pjesë të hyjë në Rezolutën e cila ka të bëjë me raportin e progresit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në eurointegrime.

Edhe krahas këtij anulimi prej gjashtë ditëve për votimin e Rezolutës për Maqedoninë në Komitetin për punë të jashtme të Europarlamentit, miratimi i së njëjtës në seancën plenare të dhomës ligjdhënëse të BE-së mbetet siç ishte caktuar, më 9 mars të këtij viti në Strasburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button