Arsimtarët shqiptarë kërkojnë kushte për ngritjen e cilësisë në arsim

Lidhja e arsimtarëve shqiptar ‘Naim Frashëri’ sot në Shkup mbajti debat me temë ‘Faktorët që ndikojnë në rënie-ngritjen e cilësisë së arsimit’, ku morën pjesë përfaqësues të sektorëve të arsimit nga disa komuna të vendit.

Konkluzat dhe vërejtjet që do të dalin nga ky debat do ti dorëzohen ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Detektimi i faktorëve të cilët ndikojnë në rënien dhe ngritjen e cilësë së arsimit ishte qëllimi i debatit te organizuar nga lidhja e arsimtareve shqiptar Naim Frasheri ne Shkup. 

Kryetari LASH-it, Nuhi Dardhishta thekson se ‘Ka rënie në cilësinë ne arsim por qe kjo te ndryshoje duhet ditur faktorët që ndikojnë ne këtë duke veçuar, ngarkesën e nxënësve, mungesën e kuadrit ne disa lende, këshillimi i arsimtareve’ tha Dardhishta.

Përfaqësuesi i sektorit te arsimit të komunës së Vrapcishtit Neset Dauti tha se debati i realizuar do të mundësoj që vërejtjet te arrijnë në veshin e duhur.

Ndersa përfaqësuesi i arsimit nga komuna e Tearcës, Muhamet Rexhepi tha se përshëndet risitë të cilat hyjnë ne procesin mësimor, por se për ti jetësuar ato duhet pasur durim duke theksuar veçmas problemet me ditarin elektronik i cili sipas përfaqësues se shkollës ‘Hasan Prishtina’ Flutra Xhila Shehi krahas te gjitha problemeve të cilësuar si teknike akoma vazhdojnë te kenë tekste ne brendi ne gjuhen maqedone ndërsa do duhej qe ato te ishin ne gjuhen shqipe. 

Lajme të ngjashme

Back to top button