Edhe PDSH kundër shpërbërjes së Kuvendit

Nga PDSH rreth iniciativës së Rafis Haliti thonë se do ta shqyrtonin iniciativën në fjalë.

Edhe pse, që pas vlerësimit te ndërkombëtarëve PDSH është pro shtyrjes së datës së zgjedhjeve të 24 prillit, raporton Portalb.

Përndryshe, nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, Rafiz Aliti, ka njoftuar për Alsat M, se ai sot deri te kryeparlamentari Trajko Veljanovski do të paraqesë iniciativë që në rend të ditës së seancës plenare të vendoset propozimi për tërheqjen e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit që do të duhet të hyjë në fuqi sonte në mesnatë, transmeton Portalb.

Aliti, ka deklaruar se tanimë i ka filluar konsultimet me koordinatorët për e grupeve të deputetëve, përveç VMRO-DPMNE-së dhe se së shpejti do të mbledhë 20 nënshkrime të duhura për iniciativën.

Përndryshe ministri i MPB-së, nga radhët e LSDM-së Oliver Spasovski, ka deklaruar se nëse hyn në fuqi vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, ministrat dhe zëvendësministrat plotësues të LSDM-së, do kërkojnë paraprakisht t’u konstatohen dorëheqjet. /Portalb

LEXO: Ministrat dhe zv/ministrat e LSDM-së, deponuan dorëheqjet

LEXO: Në mesnatë hynë në fuqi vendimi për shpërbërje të Parlamentit

LEXO: BDI me iniciativë: Të mos shpërbëhet sonte Kuvendi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button