Ministrat dhe zv/ministrat e LSDM-së, deponuan dorëheqjet

Nëse hyn në fuqi vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, që kjo e fundit sipas vendimit parashihet që të ndodhë sonte në mesnatë, ministrat dhe zëvendësministrat plotësues të LSDM-së, kërkojnë që paraprakisht t’u konstatohen dorëheqjet. Kështu u shpreh, ministri i MPB-së, nga radhët e LSDM-së Oliver Spasovski, njofton Portalb.

“Sot ministrat dhe zëvendësministrat plotësues të LSDM-së, japim dorëheqje nga funksioni në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Në përputhshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos, Qeveria e cila u formua e kishte për obligim që të organizojë zgjedhje fer dhe kredibile, pasi që të plotësohen të gjitha pikat e kësaj marrëveshjes. Në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike më 24 prill, kjo është konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare se pa pastrimin e Listës Zgjedhore dhe pa reforma në media nuk ka kushte për zgjedhje kredibile. LSDM nuk do t’i legjitimojë zgjedhjet jo-kredibile dhe jo të lira që i paralajmëron VMRO-DPMNE”, tha ministri i MPB-së nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasovski. /Portalb

LEXO: Në mesnatë hynë në fuqi vendimi për shpërbërje të Parlamentit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button