Ademi në Lubjanë: Bursa të reja për studentët e Maqedonisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, realizoi vizitë pune  në Republikën e Sllovenisë, në kuadër të së cilës së bashku me Ministrin e Arsimit, Shkencës  dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë, Maja Makovec Brençiq nënshkruan Protokoll për bashkëpunim në lëmin e arsimit.

Me nënshkrimin e Protokollit do të mundësohet zhvillimi dhe thellimi  i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ekzistues bilateral  ndërmjet dy vendeve përmes bashkëpunimit dhe kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet institucioneve arsimore në të gjitha fushat e arsimit, theksoi ministri Ademi gjatë nënshkrimit të protokollit.

“Në kuadër të këtij Protokolli, studentëve, shtetas të Republikës së Maqedonisë, në lidhje  me pagesën e shkollimit për studime deridiplomike  ju mundësohet studime në kushte dhe kritere të njëjta të cilat do të vlejnë për studentët slloven, dhe në pajtim me kushtet dhe kriteret e autonomisë universitare të universiteteve sllovene. Gjithashtu, me  rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë është edhe përkrahja e dakorduar për inkorporimin e studimeve të përbashkëta pasdiplomike, ndërmjet institucioneve  të larta arsimore të dy vendeve në lëmin e interesit të përbashkët, me qëllim të përmirësimit të kualitetit në arsim edhe në këtë segment. Me dispozitat e Protokollit, janë paraparë bursa për përsosje studimore në institucionet  e  larta arsimore  në të dy vendet për hulumtuesit e rinj deri në moshën 26 vjeçare, si dhe bursa për studentët të cilët studiojnë gjuhën maqedonase, përkatësisht gjuhën sllovene në institucionet e larta arsimore në të dy vendet “ theksoi Ademi.

Me 15 shkurt të vitit 2011 në Lubjanë u nënshkrua Protokoll në kuadër të së cilës shtetasve të Maqedonisë u mundësohej studime në universitetet sllovene, në  kushte të barabarta si edhe për shtetasit sllovenë.

Gjithashtu në kuadër të Protokollit Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me CMEPIUS- Qendra për Mobilitet dhe programet evropiane për arsim dhe trajnim në Republikën e Sllovenisë publikon Konkurs për ndarjen e bursave për studimin e gjuhës sllovene dhe gjuhës maqedonase si dhe bursa për përsosje studimore të hulumtuesve të rinj deri në moshën 30 vjeçare në institucionet e larta arsimore, shkencore  sllovene përkatësisht maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button