U hap ‘Capitol Mall’ Shkup

Solemnisht u hap qendra e re tregtare ‘Capitol Mall & esidence’ Shkup. Qendra gjendet në lagjen Aerodrom, ndërsa bëhet fjalë për investim turk në vlerë prej rreth 30 milion euro, ndërsa do të punësohen 500 persona

‘Për vetëm 18 muaj e realizuam këtë kompleks, dhe jam i bindur se do të jetë vend i njohur, modern dhe komod. Është investim prej 30 milion eurosh, zë hapësirë prej 33.500 metër katrorë, ndërsa janë punësuar mbi 250 punëtorë nga 50 kompani vendore dhe nga jashtë. Me hapjen e ‘Capitol Mall’ hapen edhe 500 vende të reja pune’ tha Ajdovan Ademovski, pronar i qendrës. 
Kryeministri Nikolla Gruevski, i cili mori pjesë në hapjen solemne të ‘Capitol Mall’, tha se është një ndjenjë e mirë të merret pjesë në evente të tilla.

‘Kryeqyteti edhe një herë tregoi se rritet në frymën e metropoleve botërore. Qendra e re tregtare është një rëndësi e madhe për ne. Me hapjen e saj janë angazhuar një numër i madh punëtorësh ndërsa do të kemi edhe shumë punësime të reja’ tha Gruevski.

‘Capitoll Mall’ zë hapësirë prej 33.500 metër katror, nga to 12.500 janë të dedikuara për shoping, dhe 6 mijë metër katrorë janë të dedikuara për zyra të ndryshme.

Në hapjen solemne kishte shumë personalitete politike dhe shumë vizitorë të cilët disa orë prisnin radhë për tu futur brenda. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button