“Vëllezërit tanë sirianë nuk do t’i lëmë në mëshirë të regjimit barbar”

Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, ka deklaruar se: “Vëllezërit tanë sirianë nuk do t’i lëmë në mëshirë të regjimit barbar, DAESH-it, Iranit apo të forcave të tjera në rajon”, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Xhemal el Shayyal në kanalin televiziv “Al Jazeera”. Ai duke shpjeguar se menjëherë pas sulmit në Ankara nisën hetimet dhe u identifikua autori i sulmit kamikaz tha se kjo është një tentativë e përbashkët e YPG-së dhe PKK-së dhe se nuk kanë asnjë dyshim se YPG është zgjerimi i PKK-së.

“Ata që na kritikojnë ne nuk duhet të harrojnë se përreth Turqisë ndodhen 6 vende ku qeveritë e tyre nuk mund të kontrollojnë territoret e tyre. Vetëm me Irakun dhe Sirinë kemi 1 mijë e 300 kilometra vijë kufitare dhe përreth Turqisë ka zjarr. Në Turqi ka më shumë rrezik sepse nga ana tjetër kemi kufij të pa kontrolluar. Në të njëjtën kohë në Turqi ndodhen 2 milionë e 600 mijë refugjatë”- u shpreh Davutoğlu.

“Nuk jemi optimistë”

Ndërsa në lidhje me armëpushimi në Siri, Davutoğlu ka pohuar se: “Sigurisht që ne dëshirojmë armëpushimin dhe paqen në Siri. Në këtë çështje nuk ka ndonjë vend tjetër që të jetë më me ndikim se Turqia. Por nëse më pyesni se sa optimist jam; duhet të jemi realistë. Ne nuk jemi optimistë sepse deri tani me të gjitha negociatat diplomatike po abuzohet nga regjimi, Rusia, Irani dhe elementët e tjerë iranianë në rajon për të vrarë edhe më shumë njerëz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button