“Lagjja e Trimave”, famijarët: Skenarë i montuar (VIDEO)

“Është skenar i montuar i shtetit, si gjithë skenarët tjera. Ndërsa pasojat i kemi gjithë shqiptarët. Fëmijët e ndiejnë mungesën e prindit, u mungon shumë. Nëse nuk e merr rastin prokurorja special, Katica Janeva, këta do të dënohen padrejtësisht”, kështu shprehet, Ekreme Lutfiu, bashkëshortja e të akuzuarit të rastit “Lagjja e Trimave”, Irfan Lutfiu nga Kumanova, raporton Portalb.

Familjari i Fadil Elshanit, Muhamed Elshani i akuzuar nga Kosova shprehet i revoltuar për moslejimin e familjarëve të hyjnë në seancë.

“Siç po e shihni nuk po na lejojnë të hyjnë, ne kemi ardhur nga Kosova. Ata nuk po na lejojnë me hy. Terroristë janë vetë këta jo djemtë tanë”, tha Elshani.

Përndryshe, tanimë ka filluar seanca gjyqësore për të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Për ta ndjekur rastin në fjalë ka pasur interes të madh nga të gjitha mediat.

Gazetari i Portalbit, raporton se gazetarët nuk kanë qenë të lejuar që të prezantojnë në seancën e sotme gjyqësore, sepse sipas Gjykatës, nuk ka vend për të gjithë gazetarët. Arsyeja është se salla ku po mbahet seanca është e vogël, ndërkaq salla e madhe në Gjykatën Supreme është duke u rinovuar. Për këtë, nga Gjykata kanë njoftuar se do të lejohen maksimum vetëm 7 gazetarë, ndërkaq gazetarët në shenjë proteste e kanë refuzuar këtë të fundit duke mos prezantuar asnjëri.

Në seancë prezantojnë përfaqësues nga OSBE-së dhe Ambasadës së Kosovës.

Të gjithë gazetarët janë duke pritur që pas mbarimit të seancës të dalin me deklarata avokatët e palës mbrojtëse.

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

seancën e fundit, avokatët e palës mbrojtëse për rastin “Lagjja e Trimave –Kumanovë”, janë zotuar se edhe shkencërisht do ta dëshmojnë se është i pabazë kualifikimi si vepër terroriste dhe organizim terrorist nga ana e Prokurorisë Publike për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Ndërsa të akuzuarit kanë kërkuar drejtësi dhe kanë hedhur dyshime të reja të cilat do t’i japin kahje të duhur rastit drejt zbardhjes. /Portalb

LEXO: Rasti i Kumanovës, të akuzuarit zbardhin detaje të reja

LEXO:  Ja gjithçka që ndodhi gjatë gjykimit të rastit “Kumanova”

LEXO: Gjykimi “Lagjja e Trimave”, familjarët: Shpresojmë të mbisundojë drejtësia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button