“Imami”, Berisha Metës: Koha për t’u tërhequr

Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka dalë në krah ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Berisha iu drejtua ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli duke i thënë se po kthehet në zëdhënëse të Kryeministrit.

“Për të fol për veten e tyre ata kanë mundësi të tjera dhe nuk jam kundër. Por që të mblidhet parlamenti për ligjin dhe të dalë zëdhënësja e Edvin Ramës të flasë këtu për veten e vet kjo është një fyerje e rëndë, një turp. Nuk ka ndodhur në 20 vite”, deklaruar ish-kryeministri.

Berisha kritikoi kabinetin qeveritar duke thënë se në katër muaj qeverisjen nuk kanë sjellë në parlament asnjë ligj të ri për miratim. Madje, Berisha i bëri thirrje kreu të Kuvendit, Ilir Meta që mazhoranca të tërhiqet nga akuzat për Imamin.

“Keni katër muaj që nuk keni sjellë një ligj. Sepse nuk keni kulturën e nevojshëm. Jeni ekipi më i dobët. Nuk shkohet me servilë, me putha dorë, shkohet me zotësi dhe meritë. Talleni me veten tuaj. Z. Kryetar është rasti për një retrat (tërheqje) të përbashkët. Po si ka mundësi del ministri për ligjin dhe na flet për veten e vet. Hajde lexo poezi për Edi Ramën po deshe”, deklaroi Berisha./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button