Kreu i BFI-së, efendi Rexhepi priti në takim ambasadorin rus Oleg Sherbak

Për herë të parë pas sistemit plural të Maqedonisë, në selinë e Rijasetit të BFI-së qëndroi për vizitë ambasadori i Federatës Ruse, Oleg Sherbak.

“Me këtë rast, ambasadori është njoftuar drejtpërdrejt nga efendi Rexhepi lidhur me peshën dhe rolin e BFI-së që e ka në shoqërinë tonë, me aktivitetet e ndryshme të ndërmarra në aspekt të zhvillimit dhe avancimit të jetës fetare si dhe për kontributin permanent të këtij Institucioni fetare në krijimin e kushteve për një bashkëjetesë të lakmueshme ndërfetare e ndërnacionale. gjithashtu, ka folur edhe për pozitën juridike dhe shoqërore të bashkësive fetare në Maqedoni”, njoftojnë nga BFI.
Ambasadori rus, siç shtojnë nga BFI, shprehu interesim edhe për qëndrimin dhe vlerësimet e kreut të BFI-së h. Sulejman ef. Rexhepi lidhur me radikalizmin dhe terrorizmin.

“Veç kësaj, mysafiri shprehu interesim edhe për sistemin e shkollimit të imamëve në vendin tonë. Pas një shpjegimi të zgjeruar nga ana e efendi Rexhepit lidhur me çështjet që i nënvizoi diplomati Rus, Sherbak ka ngelur shumë i kënaqur nga informatat shumë të sinqerta si dhe nga elaborimi i këtyre çështjeve nga ana e Reisul Ulemasë së BFI-së. Në fund, që të dy palët kanë shprehur interesim të përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, shkruhet në kumtesën e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button