Policia e dërgon Kurtin të prangosur në gjykatë

Deputeti i Vetëvendosjes shoqërohet në gjykatë nga tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë shoqëruar sot në mëngjes deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga banesa e tij për ta dërguar në Pallatin e Drejtësisë.
Shoqërimi i Kurtit është kryer pasi Gjykata Themelore e Prishtinës më 15.02.2016 kishte lëshuar një urdhër për sjellje me detyrim pak orë pasi Kurti nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore ku të akuzuar janë edhe deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli.

Që të katër deputetët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës të sesionit vjeshtor të vitit të kaluar.

KALLXO.com ka xhiruar momentin kur Kurti është shoqëruar nga pjesëtarët e policisë, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe dy police femra.

I pyetur për pritjet e tij nga procesi i sotëm gjyqësor Kurti është shprehur shkurt se pret “vazhdimin e punës së policisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button