Ankara: Gjykata ngriti akuza kundër 14 personave

Gjykata në Ankara ka ngritur edhe zyrtarisht akuza kundër 14 personave, për të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin e javës së kaluar me auto-bombë në kryeqytetin e Turqisë, si pasojë e së cilit humbën jetën 28 persona, njofton TV21.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadollia, Gjykata ka urdhëruar që të dyshuarit të mbahen në paraburgim deri në fillim të procesit kundër tyre, ndërsa shtatë persona të tjerë janë liruar, pasi që kundër tyre nuk janë ngritur akuza.

Të akuzuarit ngarkohen për ndihmë një organizate terroriste, për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Ende nuk dihet saktë se cili ka qenë roli i tyre në sulmin e 17 shkurtit, në shënjestër të së cilit ishte vënë një autobus i ushtrisë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori përsipër një grup militant kurd, por Qeveria e Turqisë insiston se sulmi është ndërmarrë nga një grup militant i kurdëve në Siri, në bashkëpunim me kryengritësit kurdë në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button