Raporti i SIPRI-t: SHBA-të dhe Rusia eksportuesit më të mëdhenj të armëve

Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime të Paqes në Stokholm (SIPRI) publikoi raportin mbi trafikun e armëve, në të cilin thuhet se SHBA-të dhe Rusia mbeten furnizuesit më të mëdhenj në botë, dhe se importi i armëve në Azi dhe Lindjen e Mesme është në rritje të vazhdueshme, raporton Anadolu Agency ( AA).

Në raportin e SIPRI-t theksohet se sasia e transferit të armëve në nivel botëror në periudhën 2011-2015 është rritur për 14 përqind në krahasim me periudhën 2006-2010.

Në pesë vitet e fundit në mesin e dhjetë importuesve më mëdhenj të armëve në botë kanë hyrë gjashtë vende të Azisë dhe Oqeanisë, kurse India është lider në import me 14 përqind nga importet e përgjithshme botërore të armëve në këtë periudhë. Pason Kina me 4.7 përqind nga importet e përgjithshme botërore të armëve, si dhe Australia me 3.6 përqind, Pakistani me 3.3 përqind, Vietnami me 2.9 përqind dhe Koreja e Jugut me 2.6 përqind.

Vendet e Azisë dhe Oqeanisë, në pesë vitet e fundit kanë shënuar rritje të importeve me 26 përqind, në krahasim me pesë vitet e kaluara. Këto vende kanë importuar 46 përqind të shumës totale të armëve të importuara në botë.

“Kina vazhdon të forcojë kapacitetet ushtarake me import të madh, por edhe me shtimin e prodhimit vendor të armëve”, tha studiuesi i SIPRI-së, Siemon Wezeman.

Ai shtoi se fqinjët e Kinës, India, Vietnami dhe Japonia në pesë vitet e fundit kanë punuar në forcimin e kapaciteteve të tyre, dhe përmendi faktin se Vietnami ka shënuar rritje të importit të armëve prej 699 përqind në krahasim me periudhën e mëparshme.

Rritje të importeve të armëve kanë regjistruar edhe vendet e Lindjes së Mesme

Krahasuar me periudhën 2006-2010, vendet e Lindjs së Mesme gjatë pesë viteve të fundit kanë rritur importin e armëve me 61 përqind. Import më të madh dhe rritje të importeve për 275 përqind ka shënuar Arabia Saudite, e cila në pesë vitet e fundit ishte importuesi i dytë më i madh në botë i armëve.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rritur importet e armëve për 35 përqind, kurse Katari për 279 përqind në të njëjtën periudhë. Egjipti në pesë vitet e fundit ka importuar 37 përqind më shumë armë në krahasim me pesë vitet e mëparshme.

“Koalicioni i përbërë nga vendet arabe, armët moderne nga SHBA-të dhe vendet evropiane, kryesisht e kanë përdorur në luftën në Jemen”, theksoi studiuesi i SIPRI-së, Pieter Wezeman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button