Siri, armëpushim nga 27 shkurti, nuk ndalen sulmet ndaj ISIS dhe al-Nusras

Tashmë është zyrtare, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë gjetur akordin e përbashkët mbi planin e armëpushimit mes palëve ndërluftuese në luftën civile mbi 5-vjeçare në Siri, që do të nisë nga 27 shkurti, por duke përjashtuar këtu militantët e Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra të lidhur me al-Qaedan, njofton TCH.

Lajmi bëhet i ditur nga diplomatë perëndimorë gjatë kësaj të hëne, të cilët kanë konfirmuar në kushte anonimati, një raport të rrjetit televiziv “Al Jazeera”. Sipas zyrtarëve, dy palët kryesore në ndërmjetësimin e këtij armëpushimi kanë rënë dakord mbi termat dhe kushtet për ndaljen e luftimeve mes forcave qeveritare të Assadit dhe kryengritësve rebelë opozitarë.

Një njoftim zyrtar pritet të jepet pasi presidentët Barack Obama dhe Vladimir Putin të flasin mbi këtë çështje përmes telefonit. Ky njoftim shënon edhe kulmin e javëve të tëra përpjekjesh diplomatike, të cilat u intensifikuan së tepërmi gjatë ditëve të kaluara, me synimin për të arritur një armëpushim të përkohshëm, që do t’u lejonte palëve të rikthehen në tryezën e negociatave në Gjenevë të Zvicrës.

Raundi i parë i bisedimeve jo të drejtpërdrejta u prish shumë shpejt gjatë muajit të kaluar, pasi qeveria nisi një ofensivë madhore, e mbështetur edhe nga sulmet ajrore ruse, në provincën veriore të Aleppos, pranë kufirit me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button