Rrahja mes tifozëve, padi penale kundër 14 personave

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër 14 personave të cilët morën pjesë në rrahjen që ndodhi dje në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, mes tifozëve të Klubit të Futbollit “Shkëndija” nga Tetova dhe Klubit të Hendbollit “Buduçnost” nga Mali i Zi.

Tashmë janë kapur 11 persona nga Mali i Zi dhe 3 tifozë të Shkëndijës, ndaj të cilëve rëndon akuza për “pjesëmarrje në rrahje”, konfirmoi sot zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifoski.

14 personat janë arrestuar dhe do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar, tha Josifovski.

SPB-Tetovë vazhdon me aktivitetet për të identifikuar pjesëmarrësit e tjerë në rrahje për të sqaruar pse erdhi deri tek zënka dhe pse pikërisht u zgjodh ai vend për qërimin e hesapeve mes dy grupeve të tifozëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button