Shpërbërja e Kuvendit, të martën hyn në fuqi vendimi

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit që pritet të hyjë në fuqi të martën në mesnatë mund të anulohet vetëm nëse caktohet një seancë e jashtëzakonshme, me kërkesë të një numri të caktuar të deputetëve apo të kryeministrit. Kështu vlerëson ish Kryetari i Kuvendit, Stojan Andov duke komentuar aspektet juridike të gjendjes së krijuar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, njofton Alsat M.

Sipas ish kreut të Kuvendit nëse një seancë e tillë nuk mbahen atëherë vendimi për shpërbërjen e Kuvendit zyrtarizohet të martën në mesnatë dhe më pas kryetari i Kuvendit duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, që në këtë rast i bie që ajo të jetë më 24 prill.
Vendimi për shpërndartjen e Kuvendit ishte miratuar më 18 janar, por vetëm me votat e partive në pushtet. Vendimi ishte pararë të hyjë në fuqi më 24 shkurt apo 60 ditë para datës së caktuara për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button