Google hap dy qendra të reja në Azi për grumbullimin e të dhënave

Google ka njoftuar se dy qendrat e saj të para në Azi për grumbullimin e të dhënave janë tani online.

Qendrat e reja të të dhënave ndodhen në Tajvan dhe Singapor. Lajmi i qendrave të reja në Azi vjen menjëherë pasi Google njoftoi se kishte anuluar ndërtimin e një qendre të tretë në Hong Kong.

Me anulimin e qendrës në Hong Kong, Google dyfishoi buxhetin që është përdorur për qendrën e të dhënave në Tajvan në 600 milionë dollarë. Google vendosi për të ndërtuar qendrat e të dhënave në Azi për shkak të rritjes së madhe të përdorimit të internetit në këtë zonë.

Google vë në dukje se gjatë korrikut dhe shtatorit të këtij viti, mbi 60 milionë njerëz në Azi kanë përdorur internetin në pajisje celulare për herë të parë.

Google ishte mburrur fillimisht se tre qendrat e reja të të dhënave, duke përfshirë edhe atë në Hong Kong që u anulua, do të rrisnin shpejtësinë me 30% në shërbimet e Google në Azi.

Lajme të ngjashme

Back to top button