Dislokimi i qendrës rehabilituese në Kumanovë, protestojnë qytetarët

Zhvendosja e qendrës për rehabilitimin e të varurve nga droga dhe narkotikët ka ngritur në këmbë banorët e Kumanovës, të cilët përmes një protesta kanë kundërshtuar ashpër një vendim të këtillë. Kumanovarët shprehur revoltën e tyre duke tërhequr vërejtjen ministrisë së Shëndetësisë se ky vendim është i papranueshëm për to dhe si të tillë do ta kundërshtojnë deri në pikën e fundit, njofton Alsat M.

“Fëmijët tanë më nuk janë këtu të sigurt, unë pike së pari vajzën e kam këtu në shkollën e mesme ekonomike, ajo çdo ditë do ta kalon këtë rrugë, unë si person invalid do të jem i obliguar që ta dërgoj në shkollë vajzën se nuk jam i sigurt se ajo a do të shkojë dhe a do të kthehet e sigurt, nuk është reale që kjo qendër të jetë këtu”, u shpreh një qytetar.

Qendra për rehabilitimin e të varurve nga droga dhe narkotikët deri tani ka funksionuar në kuadër të Ambulancës në lagjen “Goce Dellçev “. Ndryshe dislokimin e saj në Spitalin e qytetit të Kumanovës e ka konfirmuar edhe drejtori i spitalit, Arif Latifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button