VMRO­-DPMNE: Nuk është e saktë se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike

VMRO­-DPMNE-­ja vlerëson se nuk është e saktë se nuk ekzistojnë kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Është e saktë vetëm se nuk ekziston gatishmëria e LSDM­-së të del në zgjedhje, pasi është e vetëdijshme se do t’i humb pasi nuk e ka mbështetjen e popullit. Është e saktë edhe se për shkak të asaj frike, LSDM-ja dëshiron prolongimin e krizës dhe LSDM-­ja është e gatshme për gjithçka për ta bërë atë”, theksohet në kumtesën e sotme të VMRODPMNE­-së.

“Përfaqësuesit e SHBA­-së dhe të BE-­së nuk prezantuan asnjë argument serioz dhe kredibil në favor të tezës për mospërgatitjen e Republikës së Maqedonisë për zgjedhje, me çka është qartë se bëhet fjalë për vlerësim të bazuar në vendim politik, e jo fakte”, thonë nga partia.

Gjatë ditëve paraprake, siç theksohet në kumtesë, në komunikimin intensiv me ta, në të gjitha nivelet, si politike, ashtu edhe teknike, u bindëm se nuk kanë argumente valide për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Për këtë arsye dje u bëmë thirrje Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partive dhe përfaqësuesve të prekur ndërkombëtarë në debat publik. Për këtë arsye kryetari i KSHZ-­së dje fshihej dhe e shmangte takimit gjatë gjithë ditës”, shkruan në tekst.

Gjëra të tilla, theksojnë nga VMRO­-DPMNE­ja, mund ta shtyjnë vendin në probleme të reja dhe në vend të daljes nga kriza, ta çojnë në thellimin e saj, në kundërshtim me atë çka presin qytetarët edhe nga politikanët në vend, edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

LEXO: KE e konfirmoi vlerësimin, pertitë të përkushtohen për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme

LEXO: Kocijançiq: Vanhojte është ndërmjetësues, qëndrimet e BE-së i prezanton Orav

LEXO: SHBA dhe BE: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button