CIVIL i bën thirrje elitës politike për sjellje të përgjegjshme

“Letra nga BE-ja dhe SHBA-ja me vlerësimin se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, përkon me gjetjet dhe rekomandimet e CIVIL-it nga monitorimi afatgjatë i gjendjes socio-politike dhe proceseve në vend, sidomos në kontekstin e zgjedhjeve dhe të krizës shumëvjeçare politike”, thuhet në reagimin e OJQ CIVIL.

CIVIL – Qendra për Liri e përshëndet dhe e mbështet vendimin e komunitetit ndërkombëtar, i cili, sipas tyre, në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje vendosi t’i dërgojë mesazh elitës politike maqedonase se është e nevojshme që së pari të krijohen kushte, e pastaj të zbatohen zgjedhjet.

“CIVIL shpreh mbështetje ndaj ndërmjetësuesit ndërkombëtar Piter Vanhojte si dhe shpreh faleminderim për punën e tij të vështirë, për përkushtimin dhe profesionalizmin, përkundër të gjitha presioneve dhe pengesave me të cilat përballet çdo ditë. I bëjmë thirrje partisë në pushtet që ta tërheqë kumtesën e saj e cila qartazi është shkruar në afekt”, shtojnë nga CIVIL.

CIVIL ju bën thirrje të gjithë subjekteve politikë dhe shoqërorë, si[ shkruajnë ata, të cilët e dinë se çfarë është përgjegjësia, që të ndihmojnë në procesin  e tejkalimin të krizës politike në Republikën e Maqedonisë.

“Këto janë çaste kur mosmarrja e përgjegjësisë për veprimet çon tek një në krizë akoma më serioze me ndikim të gjerë dhe pasoja katastrofale. Agonia në të cilën është e shtyrë Republika e Maqedonisë mund të ndërpritet vetëm me zgjedhje të lira, ndërsa për atë është e nevojshme ndarja e partisë nga shteti, pastrimi i Listës Zgjedhore, çlirimi i mediave nga prangat partiake dhe sundimi i së drejtës, që nënkupton edhe punë të papenguar të Prokurorisë Speciale Publike. E thërrasim kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski dhe të gjitha partitë politike të thërrasin sesion urgjent dhe ta revokojnë vendimin e fundit kontrovers për shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve më 24 prill. Kjo, në këto kushte, është e pamundur! Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duhet të tregojnë integritet dhe përgjegjësi ndaj qytetareve dhe qytetarëve dhe të luajnë rol pozitiv në zgjidhjen e krizës politike”, thuhet në reagimin e OJQ CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button