Siri, mbi 80 të vdekur nga shpërthimet

Aktivistët sirianë kanë raportuar se nga një seri shpërthimesh në hapësirat e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, janë vrarë së paku 140 vetë dhe janë plagosur mbi 80 të tjerë. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër njoftoi se së paku 59 vetë, kryesisht civilë, ishin vrarë nga një shpërthim i dyfishtë me makinë – bombë në qytetin qendror Homs.

Disa orë më vonë, së paku tri shpërthime e tronditën një treg të pemëve dhe perimeve, në një lagje të banuar me popullatë shumicë shiite në kryeqytetin Damask, me ç’rast u vranë së paku 50 vetë. Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se së paku 87 vetë janë vrarë dhe më tepër se 200 të tjerë janë plagosur nga eksplodimet në Homs dhe Damask.

Përgjegjësinë për këto shpërthime e mori grupi ekstremist, Shteti Islamik. Shpërthimet ndodhën një ditë pasi sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri tha se me Rusinë është arritur një “marrëveshje e përkohshme” për ndaljen e armiqësive në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button