Kriza e ujit në Indi, 16 viktima nga trazirat

Më shumë se 10 milionë njerëz në kryeqytetin Indian Delhi vuajnë nga mungesa e ujit, pavarësisht se ushtria ka marrë nën kontroll burimin kryesor të ujit pas protestave të dhunshme.

Kreu i bordit të ujit në Delhi deklaroi se do të duhen të paktën tre deri në katër ditë që furnizimi normal me ujë të rifillojë në zonat e prekura. Komuniteti gjatë protestave ku i kërkonte qeverisë më shumë vende pune bllokoi burimin kryesor të ujit në kryeqytet.

Gjatë tre ditëve trazira 16 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Shumë zona në qytet mbetën pa ujë, teksa autoritet lokale kanë furnizuar disi me depozita zonat e prekura, por sërish kjo nuk do të mjaftojë deri në normalizimin e situatës.

Protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera në vend kundër qeverisë, teksa autoritet kanë vendosur ushtrinë në terren. Sipas mediave vendase në disa zona ushtria ka qëlluar me armë ndaj protestuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button