Lama dhe Zefi u shpallën çifti më luftarak

Boksieri i Përfaqësues së Kosovës, Patriot Behrami ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Pavarësia 2016”, që u mbajt të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ky turne që mblodhi boksierë nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, u organizua nga Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), dhe u mbajt për nder të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, në këtë eveniment sportiv u zhvilluan tetë meçe, që kënaqën adhuruesit e këtij sporti. Boksieri më i mirë u shpall Patriot Behrami (Kosovë), tekniku më i mirë Taulant Zajmi (Shqipëri), çifti me luftarak Jasin Lama (Maqedoni)-Edmond Zefi (Kosovë), kurse, boksieri më i mirë vendor u zgjodh Besart Kurhasku (Kosovë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button