Autorët shqiptarë: Ndjehemi të përjashtuar nga konkurset e Ministrisë

Në janar të vitit të ardhshëm Ministria për Kulturë për herë të parë do të hap konkurs për financimin e përkthimeve të veprave të autorëve Maqedonas nga shtëpitë e jashtme botuese.

Në përputhje me konkursin, Ministrisë për Kulturë, do të financojë përkthime të veprave kualitative dhe reprezentues të literaturës maqedonase në gjuhë të huaja. Do të përkthehen vepra nga proza artistike, drama, poezi, ese, literaturë për fëmijë, antologji si dhe vepra te zhanreve të tjera letrare, dedikuar për një rreth më të gjerë lexuesish.

Konkursi u dedikohet veprave të botuara në Maqedoni, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën e bashkësive tjera etnike. Ministria do të ndaj ë mjete për përkthim të veprave letrare, ndërsa të drejtë pjesëmarrje në konkurs do të kenë veçanërisht botuesit e jashtëm.

Lidhur me këtë konkurs, disa autorë shqiptarë, konsiderojnë se ky ëhstë një projekt më shum idealist  dhe përpjekje e qeverisë për ta instrumentalizuar letërsinë .

Autori shqiptarë i disa librave, Bardhyl Zaimi, thotë se Ministria për Kulturë gjithmonë ka qenë përjashtuese për shqiptarët dhe financimet te kultura shqiptare kanë qenë simbolike dhe të pa strukturuara.

“Shuma milionëshe janë derdh vetëm për afirmimin e kulturës maqedonase. Pikërisht edhe çështja e përkthimit të autorëve maqedonas nga shtëpitë e jashtme botuese afirmojnë po këtë logjik. Personalisht mendoj se mund të financosh përkthime por është me rendësi se sa është kualitative një letërsi, për shkak se veprat letrare nuk mund të imponohen tek të huajit nëpërmjet kësaj logjike”, thotë Bardhyl Zaimi. 

Me këtë konkurs, Ministria e Kulturës, vazhdon me centrimin  e saj nacional, vlerësonë autori Lulzim Haziri. Sipas tij qëllimi i këtij konkursi është promovimi i kulturës maqedonase edhe jashtë kufijve. 

“Në drejtim të këmbimit të vlerave brenda hapësirës shqiptare, me këtë konkurs, privohet komunikimi i letërsisë shqiptare në Maqedoni me lexuesit në Kosovë dhe Shqipëri, sepse shtëpitë e tyre botuese nuk mund të konkurrojnë për botimin e veprave të autorëve shqiptarë nga Maqedonia”,  thitë Lulzim Haziri. 

Sipas tij, komfor projekteve të deritashme të Ministrisë, mendoj se tash më e ka të formuar programin e autorëve që d ti plasojë në botë. Haziri, thotë se “mbetem me shpresë se politika shqiptare me kohë do të bëjë ndikimin e saj me qëllim të promovimit të letërsisë shqiptare që krijohet në Maqedoni dhe jashtë kufijve të saj”. 

Qamil Rufati, kryetarë i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, thotë se ende nuk është i njoftuar me konkursin e paralajmëruar nga Ministria e Kulturës. Ai thotë se kjo Ministri fillimisht duhet që tu përmbahet përcaktimeve të veta ashtu siç i kanë të shkruara për përkrahjen e botimeve shqiptare në Maqedoni. Qamili, thotë se përkrahja e shtëpive të jashtme botuese për përkthimin e veprave të letërsisë maqedonase, duhet të jetë objekt i një diskutimi më të gjerë publik, duke përfshirë edhe sugjerimet e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

Ratko Dunev, kryetar i Komisionit për veprimtari botuese në Ministrinë për Kulturë, theksoi se ky konkurs është projekti më i rëndësishëm për autorët maqedonas me çka ata do të dalin jashtë kufijve tonë.

Akademik Vllado Matevski, tha se Akademia  për Shkencë dhe Kulturë e Maqedonisë, e përkrah aksionin që në fillimin e realizimit ët kësaj strategjie.

Lajme të ngjashme

Back to top button