Pa energji elektrike nesër një pjesë e shfrytëzuesve të katër komunave të Shkupit

­Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni sh.a. kumtoi se për shkak të punëve teknike në elektrosistem nesër pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të katër komunave të Shkupit.

Në komunën Qendër energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e rr. “Todor Aleksandrov” nr 76, nga ora 10:30 deri në orën 11:00, dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rr. Kej 13 Nëntori (nga numri 92 deri në numrin 110) nga ora 9 deri në orën 11. Në komunën Gjorçe Petrov energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e rr. “Luka Gerov” nga rrugët 2, 4 dhe 6 në kohën nga ora 9:30 deri në orën 15:00, dhe shfrytëzuesit e fshatit Kondovë, Vele Pole dhe Kuçkovë, fshati Graçani dhe Çashkë nga ora 07:30 deri në orën 17:00.

Nga ora 9 deri në orën 14:30 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e rajonit të Gazi Babës, përballë xhamisë Jahja Pasha në komunën Çair, ndërsa nga ora 9:30 deri në orën 10:00 shfrytëzuesit e rr. Franjo Kluz nr. 2 në komunën Aerodrom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button