Jahjaga: Kosova nuk do të bëhet strehimore e ekstremizmit

Atifete Jahjaga i është drejtuar sot Kuvendit të Kosovës, siç tha ajo për t’i treguar sfidat dhe sukseset. Foli për kosovarët që kanë shkuar për të luftuar në Siri, korrupsionin në vendin tonë, zhvillimin ekonomik si dhe zbatimin e rendit dhe ligjit.

Përmendi edhe procesin e zgjedhjeve komunale. “Këto zgjedhje kanë treguar se ne jemi të përgjegjshëm. Ku vota e qytetarit është dëshmuar të jetë e lirë, shprehje e vullnetit të tyre”, ka thënë ajo.

Me këtë veprim Jahjaga tha se Kosova i ka hap rrugë vetes për një rrugë evropiane. “Me këto zgjedhje i kemi afruar qytetarët e Kosovës. ky është sukses i popullit, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtar”.

Tha se Kosova duhet të vazhdojë të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve. “Kemi dëshmuar se jemi shtet që është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet. Kemi dhënë shembull për ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore”, ka thënë ajo pavarësish se thotë që nuk ka qenë e lehtë.

“Plagët e luftës nuk janë mbyll ende”

Përmendi edhe procesin e dialogut, për të cilin tha se ka pas shumë kundërshtime.

“Le ta shohim marrëveshjen si mënyrë për të ec përpara dhe si përpjekje të miqve tanë SHBA’së. Tani na duhet zbatimi i plotë i marrëveshjes, hap pas hapi. Marrëve4shja duhet të mbikëqyret nga miqtë ndërkombëtar. Duam sukses të marrëveshjes, sepse nënkupton një rrugë të pakthyeshme në rruhet evropiane”, tha Jahjaga, transmeton express.

Kjo pasi dialogu sipas saj, është i rëndësishëm për Kosovën. “Me këtë proces sigurojmë integrimin e të gjitha komuniteteve. Duhet të çlirohet frika nga kriminelët, që kanë përfituar nga situata”.

Tha se Kosova, është vend ku zbatohet kushtetuta. “Komunat e Kosovës mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën. Çdo gjë që i takon me ligj secilit, do të zbatohet”.

Krejt këto ajo i tha edhe në gjuhën serbe.

“Të nderuar qytetar të Kosovës, Kosova është një vend i pranuar nga 100 vende të botës. Integrimi ynë në BE është i mundur, kur ne seriozisht të kuptojmë se integrimi atje, është zbatimi i ligjit”,

“Puna jonë ende nuk ka përfunduar. Në procesin e liberalizimit të vizave ka edhe shumë sfida siç është lufta kundër korrupsionit. Në çdo shtet që kam vizituar dhe me secilin lider që jam takuar kam kërkuar lëvizje të lirë për secilin qytetar të Kosovës. jemi të interesuar ti plotësojmë të gjitha obligimet në këtë proces”, tha ajo

Vlerësoi se duhet bashkëpunuar edhe me EULEX, për punën e nisur për rend dhe sundim të ligjit.

“Reformat tona në sistemin e drejtësisë, kanë për qëllim që të forcojnë besimin. Kosova do ta ketë të vështirë që ta ndërtojë besimin, nëse lufta kundër korrupsionit nuk jep rezultat sepse korrupsioni po ua han të ardhmen e tyre”

“Ne jemi zotuar se korrupsionin do ta luftojmë deri në fund. Tani është koha për rezultate veç na duhet guxim. Detyrë e jona është ndërtimi i shtetit të qëndrueshëm dhe të pakorruptuar”, pohoi ajo.

Tha se ka ardh koha që t’i japin fund cilësimit të vendit tonë si një vend i korruptuar. Sepse nuk duhet të shohim se si të rinjtë tanë po ikin nga vendi për të kërkuar jetë më të mirë

“Të shohim përreth, përkundër vështirësive, të rinjtë tanë po shkëlqejnë nëpër botë”.

“Jemi të gjithë ne jo veç një pjesë e këtij vendi që duhet ti gëzojmë të drejtat e njëjta, ashtu sic përcaktohen me kushtetutë, jemi njerëz pavarësisht nga përkatësia gjinore që duhet të punojnë. Duam edukim për vajzat tona”

Jahjaga foli edhe për ekstremizmin në Kosovë si dhe fenomeni e të rinjve që po shkojnë në luftën e Sirisë.

Sipas saj, Kosova duhet ta ruaj edhe karakterin laik në Kosovë. “Nuk kërkojmë që askush të ndryshojë bindjen e vet fetare. Kosova kurrë s’ka qenë vend i krizave fetare. Jemi shtet edhe i myslimanëve edhe katolikëve, i jobesimtarëve ortodoksëve. Jemi shtetit qytetar”

“Qytetarët e Kosovës, nuk duhet të përfshihen në luftëra jashtë vendit, coftë për para apo për çfarëdo tjetër. Të rinjtë tanë nuk duhet përfshirë në vendet që luftojnë kundër diktaturave. Ne po synojmë të vendosim paqe”.

Tha se Kosova, po sfidon problemin e radikalizmit. Do ta kemi të vështirë, asnjë lloj ekstremizmi nuk do të zë vend në Kosovë.

“Kosova nuk do të bëhet strehimore e ekstremizmit”.

Foli edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe ndërtimin e autostradave që sipas saj ndihmojnë rritjen ekonomike.

“Unë besoj fuqishëm të përballemi me problemet që na presin. Kemi bërë të pamundurën dhe Kosova është e jona. Unë do vazhdoj ti kryej të gjitha obligimet ligjore”.

Lajme të ngjashme

Back to top button