SHBA dhe BE: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

Ambasadori SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, gjatë prononcimit para mediave, ka thënë se pas konsultimeve me KSHZ-në, ekspert të fushave, mund të konstatohet se tani nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve me 24 prill.

“Nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike më 24 prill”, ka thënë ambasadori amerikan në daljen për mediat para qeverisë, njofton Portalb.

”Pasi KSHZ ende nuk është përditësuar me informacionet për listat e votuesve dhe sipas mendimit të ekspertëve të përfshirë në procesin e sigurimet e kushteve për zgjedhje të parakohshme, vlerësojmë se në këtë fazë nuk janë përmbushur kushtet e duhura për zgjedhje më 24 prill”, tha Baily, para gazetarëve./ Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button