Rrahen keq “Ballistët” me “Varvari” (Foto)

Trembëdhjetë persona të lënduar nga të cilët dy të dërguar në urgjencën e Shkupit, është bilanci nga rrahja që ka ndodhur në mes dy tifo grupeve, “Ballistët” të KF Shkëndija dhe “Varvari” të Klubit Hendbollistik Buduçnost nga Podgorica, që kjo e fundit sot luan ndeshje në Shkup ndaj KHF Vardari, ka njoftuar portali “Kurir”.

Autobusi i demoluar

Nga MPB kanë njoftuar se incidenti ka ndodhur kur disa autobusë të tifozëve të Shkëndijës po udhëtonin drejt Kërçovës, e ku një nga ta është ndalur në afërsi të urës. Nga ana e kundërt kanë lëvizur tifozët malazez, e ku më pas edhe ka ndodhur përleshja e dy grupeve të tifozëve, të cilët kanë hedhur në mes vete gjësende të ndryshme.

Më tej thuhet se dy tifozë malazezë kanë përfunduar në urgjencë, shkaku i lëndimeve që kanë marrë pas goditjeve me thikë. Jo zyrtarisht mësohet se njëri nga të lënduarit ka marrë tre therje në kraharor, ndërsa personi i dytë kishte lëndime në pjesën e kokës. Autobusët e tifozëve malazez janë dëmtuar. Policia ka arritur në vend të ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button