Rama e quan sërish shoqërinë civile të “udhëhequr nga PD”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në Facebook ndaj protestës së qytetarëve dhe të shoqërisë në Parkun e Liqenit, që kundërshtojnë ndërtimin e një praku lojrash brenda zonës së gjelbër, duke e konsideruar për herë të dytë këtë protestë qytetare si të uidhëhequr nga Partia Demokratike.

“Ja shiheni vetë për çfarë “protestojnë” tek Parku i Liqenit!… Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, “protestuesit” duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni!…”, – shkruan Rama dhe paraqet videon e projektit të bashksië së Tiranës.

Në fakt, protesta e Partisë Demokratike zhvillohet nesër, ndërsa sot ata që protestuan ishin qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button