Digjet një ndërtesë e planifikuar për migrantët në Gjermani

Një ndërtesë të planifikuar për strehimin e migrantëve në Gjermaninë lindore, mori zjarr por askush nuk u raportua se u lëndua. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet por hetuesit që zakonisht merren me krime ekstreme janë duke hetuar çështjen.

Zjarri në qytetin Bautzen u shkaktua në çatinë e një ish-hoteli, i cili ishte duke u shndërruar në një strehë të migrantëve.

Policia tha se disa persona u përpoqën ta ndalin zjarrin para se zjarrfikësit të mbërrijnë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button