Shenjat që jep trupi kur keni probleme shëndetësore!

Trupi i njeriut është një makinë komplekse që duhet të mirëmbahet. Mësoni se si të njihni shenjat që ju dërgon trupi kur organet nuk po funksionojnë si duhet.

Flokë të thinjur para moshës 40 vjeçare: thinjat janë një fenomen natyror dhe kjo është shpesh e lidhur me gjenetikën. Por, në qoftë se flokët bëhen 50 për qind gri dhe ju jeni 30 vjeç, ndoshta jeni të prekur nga diabeti. Kontrolloni nëse ka raste të ngjashme në historinë e familjes tuaj.

E bardha e syve duhet të jetë sa më e bardhë: përveç gjumit të pamjaftueshëm dhe ftohjeve, të bardhat e syve mund të zbulojnë probleme të rënda në trupin tuaj. Nëse e bardha e syrit anon në të verdhë mund të tregojë se vuani nga verdhëza, sëmundjet e mëlçisë ose tëmthit, probleme me fshikëzën. Nëse e bardha e syrit vjen në të kuqe, mund të jetë shenjë e hipertensionit apo sëmundjeve virale, si konjuktivit.

Buzë të plasaritura: shkaktohen nga ndryshimet e temperaturës dhe erës, por, në qoftë se buzët plasariten shpesh dhe shoqërohen me plagë të brendshme, ndoshta keni mungesë të vitaminës B dhe zinkut. Kjo është një shenjë e zakonshme e infeksioneve fungale.

Qafë e fryrë: nëse qafa juaj duket e fryrë, vizitoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur. Kushtojini vëmendje të veçantë pjesës së përparme të qafës, për shkak se ajo mund të tregojë problemet me tiroidet të cilat janë veçanërisht të zakonshme në gratë e moshës mes 20 dhe 50 vjeç

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button