Thaçi: Komandant Shaban Polluzha u vra pse ishte kundër regjimit komunist

Zëvendëskryeministri një herësh edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se Shaban Polluzha ishte në ballë të mbrojtjes së forcave patriotike të Kosovës.

Thaçi ka qëndruar te varri i Polluzhës duke e nderuar në përvjetorin e 71 të vrasjes.

Ka thënë se vrasja e tij ndodhi për shkak se kundërshtoi regjimin komunist. Këtij regjimi i kishte pri Fadil Hoxha, i cili ishte varrosur me ceremoni ushtarake pas përfundimit të lufës.

Lexojeni të plotë reagimin e Thaçit:

Nderim te varri i komandantit Shaban Polluzha, sot, në ditën e 71 vjetorit të rënies së tij.

Shaban Polluzha me bashkëluftëtarët e tij u ngrit kundër qëndrimeve të regjimit komunist jugosllav, që shkeli premtimet dhe të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës duke vënë në zbatim administrimin ushtarak, përmes të cilit synohej shkatërrimi dhe likuidimi i forcave patriotike të Kosovës.

Kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia parë e armatosur ndaj diktaturës komuniste. HTH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button