Berisha: Rama i sëmurë psikik

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se mbron gjithnjë kriminelët dhe përbuz viktimat. Sipas tij, Ramavuan nga sëmundje të rënda psiqike dhe sipas tij, viktima është gjithmonë fajtore dhe jo dhunuesi.

“Mbi bazen e kesaj psikologjiekriminale, te trasheguar dhe te renduar nga semundja psiqike, per Edi Ramen çdo njeri qe vritet e ka fajin vete, sipas tij njerezit do vriten se jane kriminele!”, shkruan Berisha.

Përmes një statusi të bërë në rrjetin social ish-kryeministri shkruan; “Të dashur miq! Në psikologjinë individuale por dhe kolektive të krimit, krimineli gjithnjë ka të drejtë, ai nuk është fajtor, fajin e kanë gjithnjë viktima apo viktimat sado shumë që të jenë ato. Ai apo ato, e kanë merituar plotësisht ndëshkimin e marrë, e cila e meritonte të vritej.

Me këtë psikologji kriminale, bazuar në parimin e luftës se klasave, diktatori Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës dhe bllokmenët e tij hoxhist, vranë, ekzekutuan pa gjyqe apo me farsë gjyqësore, si armiq klase, dhjetëra mijëra shqiptare, internuan dhjetëra mijëra të tjerë si fajtorë kolektivisht për bindjet e tyre kolektive.

Mbi bazën e kësaj psikologjie kriminale, të trashëguar dhe të rënduar nga sëmundja psiqike, për Edi Ramën çdo njeri që vritet e ka fajin vetë, sipas tij njerëzit do vriten se janë kriminele!

Çdo minator që e zë miniera e ka fajin vet, sepse ka hyrë për të vjedhë krom, pra gjeti atë që meritoi ndaj dhe ai kurrë nuk nis nje telegram ngushëllimi në familjet e tyre madje as për ata që deri në momentin e vdekjes i kanë paguar çdo muaj sigurimet shtetit.

Çdo i papunë e ka fajin vet, të gjithë të papunët e kanë fajin vet. Sipas tij, në këtë vend ku plasi puna, ata janë dembele madje rracë dembelësh që nuk duan të punojnë dhe së fundi edhe ata 300 mijë shqiptarë që nuk e votuan në zgjedhjet lokale, janë budallenj apo dele se nga qeveria e tij veç të mira kanë parë.

Së shpejti Rama do të deklarojë se të gjithë ata që nuk kanë për të ngrënë, le të ngordhin urie se ushqim ka, dhe me bollëk madje, por ata janë dele që përtojnë të përtypen!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button