Analizë: Maqedoni, ndahen miliona për pastrim, por uji mbetet jo i pijshëm!

“Është i nevojshëm një sistem për monitorimin e sasisë dhe cilësisë së ujit.”-theksohet ndër tjerash në Raportin e Progresit të UE-së për Maqedoninë. Praktikisht sipas institucioneve shtetërore në Maqedoni nuk është e lartë vetëm qasja deri tek uji i pijshëm, por e lartë është edhe siguria e të njëjtit, gjë për të cilën ndahen miliona nga buxheti. Po nga ana tjetër qytetarët protestojnë për ujë e nga të dhënat e një institucioni ndërkombëtar uji në Maqedoni nuk është i pijshëm, raporton Portalb.mk.

Ka sasi të mjaftueshme, por qytetarët përballen me mungesë të ujit!

Raportin për cilësinë e ujit të pijshëm në Republikën e Maqedonisë për vitin 2014 të përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë thuhet se 63,1% e popullatës në Republikën e Maqedonisë furnizohet me ujë të pijshëm nga sisteme qendrore për furnizim me ujë, të menaxhuar nga ndërmarrje komunale publike; 10,34% janë të kyçur me sistemin ujësjellës të qytetit; 22,7% (në fshatra) furnizohen nga sisteme publike lokale për furnizim me ujë, me të cilat jo gjithmonë menaxhon ndërmarrje publike dhe 3,86% nga objekte lokale për furnizim me ujë (çezma publike, burime, pompa dhe objekte të tjera individuale për furnizim me ujë).

Gjithsesi për një arsye ose një tjetër, qytetarët e vendeve të ndryshme privohen nga kjo sasi e pranishme e ujit të pijshëm. Sa për ilustrim: gjatë ditëve të nxehta verore 30 mijë banorë të rajoneve të Kumanovës u përballën me mungesë të ujit, ashtu si dhe banorët e qytetit për 1 muaj dhe më shumë se kaq kohë një fshat i tërë;
Këtë fat patën edhe banorët e vendeve më të larta të Tetovës;
Ndërsa për ujë qytetarët e Bogovinës protestuan dy herë deri tani: më 4 janar e më 5 shkurt , raporton Portalb.mk.

Ndahen miliona për pastrim, por uji jo i pijshëm!

Grafiku 1
Grafiku 1

Qasja në ujë të sigurt për pije është 97% dhe e vendos Republikën e Maqedonisë në grupin e vendeve në botë ku qasja është mjaftë e lartë, por kjo gjë nuk e zvogëlon angazhimin e vendit tonë për të përmirësuar qasjen në ujë të sigurt për pije, kështu që deri në maj të vitit 2020 kjo përqindje do të arrijë deri në 98%.”– thuhet në raportin e lartëpërmendur të Institutit të Shëndetit Publik të RM-së, Siguria e ujit të pijshëm nga ujësjellësit në qytete në Republikën e Maqedonisë është në një nivel shumë të lartë. (Grafiku 1)” 

“Mbrojtja e resurseve ujore përkatësisht ndërtimi i sistemeve për furnizimin me ujë, grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza, ishtë një ndër sferat prioritare të veprimit në vitin që e lamë pas.”-tha ministri i mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor, Nurhan Izairi, i cili theksoi se me mjete nga buxheti, nga donatorë dhe IPA fonde janë realizuar mbi 40 projekte me vlerë prej 30 milionë euro. Si psh: Projektimi dhe ndërtimi i stacionit filtrues i sistemit të furnizimit me ujë në Gostivar me vlerë të përgjithshme prej 2 milionë euro, Ndërtimi i ujësjellësit në Tetovë 115 milionë denarë etj, raporton Portalb.mk.

“Njëherësh, për ne ishte sfidë e madhe të kompletohet dokumentacioni i tenderit për ndërtimin e tri stacioneve të filtrimit në Republikën e Maqedonisë edhe atë në Strumicë, Radovish dhe Kërçovë, si dhe për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjeteve të kanalizimit në Kumanovë dhe Berovë. Me kënaqësi të veçantë do të theksoja se për dy të fundit tanimë janë nënshkruar marrëveshjet për ndërtim dhe realizimi i akteviteteve projektuese do të fillojë në shkurt të 2016-ës pas lidhjes së marrëveshjeve për zbatimin e mbikëqyrjes.”-tha Izairi, raporton Portalb.mk.

Por sipas një artikulli në DailyMail, bazuar në të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në Maqedoni nuk pihet uji nga çezmat. E përmes ujit jo-të pijshëm prej rubineti, mund të barten sëmundje të ndryshme si: kolera, hepatiti A, tifo-ja dhe diarre-ja.

fshatin Nerasht, të Tetovës banorët presin ujë nga rubineti, por që aty rrjedh baltë./ Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button