Zgjohu përshëndet vendimin e Zhernovskit për rrënimin e përmendoreve

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! përshendët vendimin e Kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për dislokim ose rrënim të të gjitha përmendoreve në sheshin e Shkupit që janë të vendosura në mënyrë joligjore.
 
Nga zgjohu apelojnë deri tek z. Zhernovski që mos të vonojë vendosjen e përmendoreve të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit si dhe të organizojë vendosjen e tyre në bashkëpunim me shqiptarët dhe jo të kontrabandohen ato përmendore sikur të gjitha të tjerat në sheshin e Shkupit.
 
Sundimi i ligjit dhe të së drejtës është e vetmja mënyrë për siguruar drejtësinë dhe për të shmangur veprimet e paligjshme të institucioneve dhe të individëve.
 
ZGJOHU! apelon që të vendoset një moratorium në ngritjen e përmendorëve të reja, për arsye të ndasive që sjellin si dhe paraqesin investime joproduktive në këtë kohë kur qytetarët ballafaqohen me krizë të thellë në buxhetin familjar.
 
Lëvizja ZGJOHU! por edhe i gjithë opinioni publik akoma janë në pritje të kuptojnë se kush qëndron pas vendosjes së Car Dushanit dhe shumë përmendoreve tjera Serbe në “Urën e Civilizimeve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button