Lirije Rushiti vuan nga zemra, kërkon ndihmë

Mospasja, papunësia hallet e shumta, jeta plotë stres, mbijetesa në shtëpi pa kushte elementare, janë disa prej faktoreve që kanë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të zonjës së shtëpisë -Lirijës e cila gati 12 vite përballet me sëmundjen e zemrës, raporton RTVM-2.
Fillova shpesh  të humbja vetëdijen dhe të bëhesha keq e më keq deri sa erdha në atë pikë që urgjentisht ti nënshtrohesha operacionit në zemer, tha nëna Lirije.
“Pak kanë qenë kushtet por edhe frika  ka qenë punë me zemrën e jo lojë. I kaluam disi  12 vite pastaj edhe fëmijët u rritën kërkonin kushtet e tyre, si bukën ashtu edhe përkushtim, por unë nuk isha në gjendje për asgjë vetëm rrija  e shtrirë”, theksoi Lirije Rushiti.
Fatmirësisht operacioni kaloi me sukses, mjekët i kanë rekomanduar Lirijës që të bëjë kujdes, se operacioni nuk mund të përseritet sërish. Por, nuk ndodhi  ashtu kushtet  e vështira në të cilat jeton familja Rushiti e përkeqësojnë gjendjen e zonjës Lirie e cila rikthehet në spital për shkak se zemra i mbledh ujë.
“Kontrollën e dytë që kishim ju paraqit ujë në zemër, kontrollën e tretë automatikisht  e ndalën,  ne e pamë që asaj ju përkeqësua gjendja por nuk e pritëm deri në atë shkallë, sepse ishte sezoni i gripit, ne mendonim që ajo është  por nuk ishin simptomet e gripit, menjëherë reagoi internisti dhe e ndalën në spital se atëherë jeta e saj ishte shume në rrezik”, tha Dilaver Rushiti.
E kemi jeten të rëndë nuk mund t’ia dilnim për atë vendosëm të njoftojmë vëllezerit dhe motrat tona kudo që janë me jetën tonë. Dilaveri disa herë ka tentuar të gjejë punë por deri me tani ka marrë vetëm përgjigje negative. Ai ka aplikuar për vendin e punës ushtar Iëpaguar, pastaj në posten e Kumanovës, por pa rezultat. Çelësi i lumturiseë se tyre është në duart tona, le t’ua bëjmë jeten ashtu siç e duan.
Për të ndihmuar familjen Rushiti mund të lajmëroheni në 072-651-355.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button